Lajme
Dita e 12-të e luftës: Sulm me raketahedhëse në Mykolaiv
Demokracia
06:53 | 07 Mars 2022

Share:

Sot është dita e 12 e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

Përmbledhje e ngjarjeve kryesore:

Të paktën tre qytetarë, një nënë dhe dy fëmijë, humbën jetën teksa përpiqeshin të evakuoheshin nga Irpini, pranë Kievit.

Ukraina dhe Rusia pritet të bisedojnë të hënën për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare, ndërkohë që vijojnë akuzat e ndërsjella mbi shkeljen e armëpushimit të së dielës.

Të paktën 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, prej të cilëve rreth 1 milion në Poloni, që prej fillimit të pushtimit rus, raporton OKB.

Zelensky kritikon shtetet e Perëndimit, thotë se sulmet agresive të Rusisë tregojnë se sanskionet nuk janë të mjaftueshme.

Shërbimet e Inteligjencës paralajmërojnë se Rusia do të shtojë agrisivitetin e sulmeve në përpjekje për të marrë nën kontroll Kievin.

Rusia ka vazhduar bombardimet në disa qytete ukrainase përfshirë në Irpin, Mariupol, Sumi dhe Harkiv.

Agjencia shtetërore Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit ka raportuar se qyteti Mykolaivit është sulmuar me raketahedhëse.

Të ngjashme