Sport
Disiplinori merr një vendim për Emërllahun dhe Firminhon, shkak kacafytja në finalen e Superkupës
Demokracia
14:19 | 26 Janar 2023

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklaratë shtesë nga futbollisti i Ballkanit, Lindon Emërllahu dhe ai i Llapit, Alef Firminho për shkak të kacafytjes që kishin në finalen e Superkupës së Kosovës.

Emërllahu dhe Firminho u ndëshkuan me karton të kuq si pasojë e kacafytjes në fushë gjatë ndeshjes finale të zhvilluar në Antalia të Turqisë, shkruan Demokracia.com.

Ballkani triumfoi 1:0 ndaj Llapit në finale, duke u stolisur me trofeun e parë të Superkupës në histori të klubit suharekas.

VENDIMET:

Lojtari i FC ”Ballkani”, Lindon Emerllahu me nr fanelle 6 dhe nr ID 008300M02 . Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti, ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari Liridon Emerllahu. Afati datë 01.02.2023 ora 13:00.

Lojtari i FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanelle 9 dhe nr ID 024387M98 . Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari Alef Firminjo. Afati datë 01.02.2023 ora 13:00./Demokracia.com/

Të ngjashme