Sport
Disa orë para ndeshjes me Greqinë, Ademi inspekton stadiumin dhe u qëndron afër “Dardanëve”
Demokracia
18:08 | 05 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka inspektuar stadiumin “Fadil Vokrri” disa orë para sfidës me Greqinë.

Kosova dhe Greqia përballen sonte në Prishtinë në kuadër të grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, shkruan Demokracia.com.

Ademi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën kanë inspektuar stadiumin, ndërsa u kanë qëndruar afër edhe stafit organizativ të tifogrupit “Dardanët”.

“Sot gjatë tërë ditës qëndrova në stadiumin “Fadil Vokrri”, afër stafit organizativ dhe tifozëve “Dardanët” para ndeshjes Kosovë vs Greqi”.

“Bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e inspektuam stadiumin disa orë para ndeshjes dhe gjithçka po shkon si duhet”, shkroi ndër tjerash Ademi në rrjetin social.

Ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Greqisë nis nga ora 20:45./Demokracia.com/

Të ngjashme