Lifestyle
Disa këshilla për të larguar yndyrën nga flokët
Demokracia
10:18 | 18 Janar 2021

Share:

Një numër i madh njerëzish vuajnë nga flokët me yndyrë dhe vazhdimisht kërkojnë mënyra për të zgjidhur këtë problem.

Në këtë artikull gjeni pesë hapa të thjeshtë për të trajtuar yndyrën dhe për t’i mbajtur flokët pastër dhe me shkëlqim sa më gjatë.

Lani flokët e yndyrshme me ujë të ngrohtë

Flokët e yndyrshëm kanë nevojë për një pastrim të kujdesshëm dhe delikat. Uji shumë i nxehtë mund të jetë shumë agresiv në flokë dhe në kokë, duke stimuluar edhe më shumë prodhimin e yndyrës.

Sigurisht, gjatë dimrit është e vështirë të lani flokët me ujë të ftohtë, por duhet të jeni të kujdesshëm. Vetëm përdorni ujë të vakët kur lani kokën me shampon.

 

Lani flokët me shampon enkas për flokë me yndyrë

Përdorimi i një shamponi anti-yndyrë është mjaft i dobishëm. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm, ka shumë opsione të ndryshme, por disa janë efikase në të vërtetë. Zgjidhni një produkt delikat që pastron kokën pa e dehidratuar më tej.

 

Përpiquni të trajtoni flokët me baltë

Produktet e bazuara në baltë shëruese mund të ndihmojnë në mbajtjen e flokëve nën kontroll. Vetëm përzierja e baltës shëruese me pak ujë për të krijuar një pastë pak të lëngshme është ideale, që më pas e përhapni atë në kokë dhe e lini të veprojë për 10 deri në 20 minuta.

Përsëriteni këtë veprim një herë në javë për të pastruar dhe kontrolluar prodhimin yndyror të flokëve tuaj.

 

Merrni kohë për të bërë një masazh të vogël në kokë

Është e dobishme të mbani mend se nuk është e rekomandueshme të lani flokët më shumë se tre herë në javë, sepse uji i nxehtë dhe kimikatet dëmtojnë flokët edhe më shumë.

Prandaj, ju rekomandojmë që të krijoni një rutinë, dy ose tri herë në javë për t’u kujdesur për kokën tuaj, ta lani me një shampon të butë dhe masazhoni butësisht për të hequr mbetjet e akumuluara dhe papastërtitë. Dhe pastaj, një herë në javë, ju këshillojmë që t’i trajtoni me argjile dhe t’i hidratoni ato me një balsam ushqyes.

 

Përdorni një shampon të thatë për më shumë freski

Ndonjëherë është normale që flokët tuaj të bëhen pis më shpejt. Nëse dëshironi të shmangni larjen e tyre, një shampon i thatë është zgjidhja ideale t’i bëni flokët tuaj të duken të pastërta.

Shamponi i thatë thith yndyrën dhe papastërtitë pa theksuar gjëndrat dhjamore të kokës.

 

Të ngjashme