Lajme
Diplomati gjerman i reagon Grenellit: Boll u përpoqe të ndërhysh, lërja Kosovën popullit të vet
Demokracia
22:23 | 05 Mars 2021

Share:

Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, i është kundërpërgjigjur akuzave e kritikave të ish të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, drejtuar liderit të LVV-së Albin Kurtit.

Në një postim llogarin e tij ‘Twitter’, ish-ambasadori gjerman në SHBA, i ka kërkuar Grenellit “t’ia lërë Kosovën popullit të Kosovës”.

“Ric, sinqerisht: boll u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëme janë shkaktuar. Mandati juaj ka skaduar. Lërja Kosovën popullit të Kosovës”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Ky shkrim ishte përgjigje e tij për postimin e Grenellit në të cilin thoshte se “populli i Kosovës meriton liri dhe prosperitet” dhe pyeste se “përse një lider do të donte ta zhbënte Kosovën?”.

Para disa ditësh, Grenell ka akuzuar Kurtin se po përpiqet të zhbëjë shtetin e Kosovës.

Të ngjashme