Lajme
“Diplomacia në kolaps total, Gërvalla flet si ministre e rendit”
Demokracia
12:21 | 24 Qershor 2023

Share:

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se diplomacia e Kosovës është në kolaps total, ndërsa Gërvalla flet si ministre e rendit.

Për momentin, sipas tij, e gjithë bota është kundër Kosovës.

“Kur Ministrja e Jashtme flet sikur Ministre e Rendit. Tash është ekspozuar mirë që shumicën e punës së politikës së jashtme dhe diplomacisë së Kosovës e kanë kryer SHBA-ja. Tash kur ata po ‘distancohen’ paksa apo po janë më neutral, diplomacia e Kosovës është në kolaps total. SHBA po e ndëshkon qeverinë e Kosovës kështu. Po e diciplinon. E gjithë bota kundër për momentin. Spo i kupton kush e spo mund të dëgjohen e komunikohen me askënd. As me Shqipëri spo na ec tani. Ky është kulmi”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se shefja e diplomacisë së Kosovës duhet të merret me gjerat që i takojnë.

“Nuk është kjo situatë e qëndrueshme. Ka pasur raste kur edhe vet brenda qeverisë ka pasur ‘rebelim’ apo pakënaqësi me diskursin momental diplomatik. Personalisht nuk shof që kemi diplomaci fare për shkak se diplomatja jonë po sillet si ministre e brendshme, por çfarë di une, nuk është i rëndësishëm opinioni im. Kosova është e rëndësishme”, ka vlerësuar ai, duke shtuar se nuk sheh dalje të lehtë nga kjo krizë diplomatike.

“Qeveria e Kosovës është totalisht e izoluar dhe ka humbur betejen e komunikimit të interesave të shtetit të tyre. Ska tashmë lidhje a ka të drejtë apo jo në veprime dhe diskursin e saj, ajo ka humbur betejën kryesore të komunikimit. Kur e humas besimin dhe kredibilitetin deri në këtë nivel, vështirë të rikuperohesh. Kështu do jemi deri në një qeveri të ardhshme dhe një drejtin dhe qasje alternative të diplomacisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme