Lajme
Diplomacia e Qeverisë Kurti| Pas Greqisë, kryeministri i kërkon ndihmë Portugalisë për shtetet që s’e njohin Kosovën
Demokracia
20:37 | 15 Prill 2022

Share:

Gjatë një viti qeverisje, Qeveria Kurti II, më konkretisht Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Donika Gërvalla – Schwarz, nuk ka arritur t’i sigurojë vendit asnjë njohje të re, e aq më pak nga pesë vendet e BE-së që ende s’e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur.

Kryeministri Kurti, në një intervistë së fundi për Radiotelevizionin Publik të Portugalisë, ka thënë se ky vend mund ta ndihmojë për njohjet nga Rumania, Qipro, Spanja, Greqia dhe Sllovakia, raporton Demokracia.com.

“Mendoj se Portugalia mund të na ndihmojë për njohjen nga pesë vendet e BE-së, sidomos me Spanjën, si dhe me katër shtetet mosnjohëse të NATO-s. Ne e konsiderojmë Portugalinë aleatë dhe partner, dhe nuk kemi çështje të hapura mes vendeve tona, nuk kemi asnjë mospajtim. Në rastin më të keq, edhe nëse Spanja do të vërente ndonjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Bask apo Katalonisë, nuk duhet ta krahasojnë vetën me Spanjën, Madridi me Beogradin. Më e pakta që mund të bëjnë tani, është që të njohin pasaportat tona dhe të hapin një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Pikërisht para një jave, Kurti kërkoi ndihmë nga Greqia për këtë çështje, ku në Forumin e Delphi u shpreh se nëse ky shtet njeh Kosovën, atëherë u hap rrugë edhe të tjerave, raporton Demokracia.com.

Sidoqoftë, personi që do të duhej të lobonte më së shumti për njohje të reja, Donika Gërvalla – Schwarz, është shumë pasive në punën kryesore të saj, në diplomaci.

Gërvalla përgjatë një viti ka shkaktuar huqje të shumta, duke tentuar që t’i përdorë rrjetet sociale si mjet kryesor komunikimi.

Megjithatë, ajo ka dështuar t’i sigurojë vendit njohje të reja, madje shumë rrallë është dëgjuar duke folur për këtë çështje./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024