Lajme
“Dinari” | Tema e radhës e Albin Kurtit për të ikur nga problemet e qytetarëve
Demokracia
09:42 | 30 Janar 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po refuzon të merret me problemet e qytetarëve të vendit që ai qeverisë prej tri vitesh.

Kurti e ka gjetur formulën se si t’i ikë ballafaqimit me problemet e qytetarëve të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Pas targave ilegale, që sollën tensionimin e skajshëm të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës, Kurti ka gjetur strehën e re “ideale” për të ikur edhe disa muaj të tjerë nga përmbushja e premtimeve.

“Dinari” i Serbisë në Kosovë, është tema politike e radhës e Kurtit dhe Vetëvendosjes, e cila do të ushqejë edhe për një kohë debatin politik ditor në Kosovë.

Në studiot e televizioneve tona nuk do të flitet për çmimet e larta të faturave të energjisë elektrike, as për rrezikun real të ndryshimit të gjendjes demografike të Kosovës me ikjen e qytetarëve drejt vendeve evropiane, por për “Dinarin” e Serbisë.

Në këto studio nuk do të flitet as për rastet e mëdha korruptive të Qeverisë Kurti dhe mbrojtjen e të arrestuarve pikërisht nga kryeministri Kurti nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

https://demokracia.com/nuk-e-dinim-se-dikur-gjithcka-ishte-me-lire-derisa-erdhi-albin-kurti-me-faturat-e-shtrenjta/

“Dinari” i Serbisë është tema apo streha e radhës ku Kurti dhe Qeveria e tij do të fshehin për disa muaj të tjerë keqqeverisjen e tyre dhe dështimin për të përmbushur një premtim të vetëm.

Një strehë të tillë, Kurti e kishte shpikur edhe nga mesi i vitit 2023, “luftën”, ndonëse Republika e Kosovës sigurohet nga aleanca më e fuqishme ushtarake në botë dhe siç e ka bërë të ditur në një rast ambasadori amerikan, Hovenier, qindra ushtarë amerikanë e mijëra trupa të NATO-s janë garanci e rëndësishme e sigurisë. / Demokracia.com

https://demokracia.com/kercenimet-nga-lufta-si-strehe-e-fshehjes-se-deshtimeve-dhe-keqqeverisjes-osmani-kurti/

Të ngjashme