Sport
Dimarco: Luajtëm si të barabartë, dhamë 120 për qind nga vetja
Demokracia
08:05 | 11 Qershor 2023

Share:

Federico Dimarco ka thënë se Interi luajti si i barabartë me Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve, ku humbën 1-0.

Nerazzurrët patën disa raste për të barazuar, me Dimarcon dhe Romelu Lukakun, por nuk ia arritën.

“Ajo që mbetet është shumë zhgënjim, sepse ne luajtëm si të barabartë me Man Cityn, por është vetëm vendi i dytë dhe ndjehemi të trishtuar që kemi humbur ndeshjen më të rëndësishme”.

“Kjo skuadër e Cityt është ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne luajtëm një lojë shumë të barabartë me ta sonte, por topi nuk donte të hynte dhe kur një skuadër shënon, ndryshon tërë pamjen e një finaleje”.

“Jam krenar për këtë skuadër, pasi dhamë 120 për qind”, ka thënë Dimarco për Sport Mediaset.

Italianët kishin tre finalistë në tri finalet evropiane, por të gjithë humbën ndeshjet. Roma dhe Fioretina pësuan në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Të ngjashme