Sport
Dikur mësuesit në shkollë i thonin ta linte futbollit, por tani luan në “Euro2020” me Anglinë
Demokracia
15:42 | 14 Qershor 2021

Share:

Kalvin Phillips mahniti të gjithë me përformancën e shkëlqyer në “Ëembley” në takimin e parë të Anglisë ndaj Kroacisë në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro2020”.

25-vjeçari, që ka noftën si “Pirlo i ri”, ishte një nga yjet e “Tre Luanëve” në fushë në fitoren 1-0 ndaj kombëtares ballkanike, përcjell Demokracia.com.

Ai jo vetëm që fitoi betejën kundër ish-fituesit të Topit të Artë, Luka Modriqit, por ai ia doli edhe të lënte “gjurmë” duke asistuar në golin që ia solli pikët e plota në grup anglezëve.

Sidoqoftë, kur ai ishte fëmijë, ish-mësuesit e tij besuan se mesfushori i Leeds United duhej ta harronte futbollin dhe mos ta mendonte të ardhmen në këtë sport.

Ata i kishin thënë të përqendrohej në mësimet në shkollën e tij.

Në moshën 14-vjeçare, Phillips u bashkua me akademinë e Leeds në Thorp Arch.

Phillips në ekipin e parë të Leeds Unitedit u inkuadrua në vitin 2015, kurse tani luan me ta në Premierligë.

Vlera e tij aktuale sipas sajtit të vlerësimeve “Transfermarkt” është rreth 30 milionë euro. /Demokracia.com

Të ngjashme