Lajme
Dikur e quante vëlla të vogël, Berlusconi i zhgënjyer nga Putin: E dija njeri paqësor
Demokracia
10:52 | 10 Prill 2022

Share:

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, në kongresin e partisë së tij, tha se ishte thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga sjellja e presidentit rus Vladimir Putin.

Berlusconi prej vitesh gëzon një miqësi të ngushtë me liderin rus. Jo pak herë e ka ftuar edhe për pushime në vilat e tij në bregdet. Këtë herë tha se Putini duhej të merrte përgjegjësinë e plotë në sytë e botës për pushtimin e Ukrainës.

Dikur e quante vëlla të vogël, Berlusconi i zhgënjyer nga

“Unë e kam njohur 20 vjet më parë dhe më është dukur gjithmonë një njeri i demokracisë dhe paqes… sa keq”, tha Berlusconi. Ky është i pari reagim që ai bën që pas pushtimit rus në Ukrainë, më 24 shkurt.

Berlusconi në vitin 2015 e quajti Putinin ‘pa dyshim numrin një ndër liderët botërorë’. Kurse më herët e ka përshkruar liderin rus si vëllain e tij të vogël.

Dikur e quante vëlla të vogël, Berlusconi i zhgënjyer nga

Të dy kanë vizituar njëri-tjetrin në Rusi dhe Itali dhe në të kaluarën janë fotografuar duke qeshur gjatë vizitave zyrtare.

“Sulmi ndaj Ukrainës, në vend që ta afrojë Rusinë me Evropën, e ka hedhur atë në krahët e Kinës… sa keq, sa keq”, e mbylli fjalimin e tij Berlusconi.

Të ngjashme