Lajme
Digjet një magazinë piroteknike në Rusi
Demokracia
15:49 | 26 Gusht 2023

Share:

Shërbimet e urgjencës ruse kanë shpërndarë pamjet e një zjarri të madh që digjet në qytetin e Kemerovës, në jugperëndim të Siberisë.

Nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar zjarret, por mesa duket ka përfshirë një objekt të piroteknikës, raporton skynews.

Ky shpjegim është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të dhënë pas një shpërthimi masiv pranë Moskës disa javë më parë.

“Digjet magazina e mjeteve piroteknike. Më shumë se 30 persona dhe 11 pajisje janë duke punuar në shuarjen e zjarreve”, shkruan në deklaratën e shërbimeve të urgjencës.

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrisë së Brendshme të Ukrainës, pohoi se “mediet ruse raportojnë se një magazinë e lëndëve piroteknike po digjet dhe shpërthen në Kemerova. Sërish piroteknikë? Duket se Rusia ka shumë entuziastë të fishekzjarrëve”.

Ndryshe, kujtojmë se më 9 gusht u raportua se po digjet një tjetër fabrikë e fishekzjarrëve, por doli se prodhonte municion.

Të ngjashme