Lajme
Digjen dy kamionë dhe një furgon në Mitrovicë
Demokracia
08:48 | 23 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, të shtunën janë djegur dy kamionë dhe një furgon.

Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, teksa sipas ankuesit vlera e dëmit është rreth 15.000 euro.

“Rr. 300 Dëshmorët e 1903, Mitrovicë 22.07.2023 – 17:52. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur, nga zjarri janë përfshirë dy kamion dhe një fugon (kombi). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15000 euro”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme