Lajme
“Dialogu Kosovë-Serbi”, çështje diskutimi mes Osmanit dhe ambasadorit të Francës
Demokracia
16:09 | 24 Janar 2024

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën është takuar me ambasadorin francez Oliver Guerot, me të cilin ka diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e Presidencës.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Francës”.

Osmani, ka përmendur edhe relevancën që Kosova të avancoj në rrugëtimin e saj të integrimit evropian.

“Presidentja foli edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit evropian, si një vend që ka dëshmuar angazhim serioz përmes reformave rrënjësore”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në komunikatë është theksuar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës, do të vazhdoj.

“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”.

Edhe më 21 korrik, Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, presidentja Osmani kishte theksuar nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Të ngjashme