ShowBiz
“Dhuratë” – Dagz dhe Einxhel vijnë për herë të parë me këngë dedikuar djalit të tyre
Demokracia
19:48 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Dagz dhe Einxhel kanë sjell së fundmi një projekt të ri muzikor të titulluar “Dhuratë”.

Kjo këngë siç thuhet i dedikohet djalit të tyre, Trev, të cilit ia kanë zbuluar edhe portretin për herë të parë.

Në klip përveç tyre të përfshirë janë edhe familjarët e çiftit të famshëm, që viteve të fundit kanë qenë mjaft shumë në vëmendje.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Einxhel me producim nga GNMusic (VN Entertainment, Dagz e po ashtu edhe nga moderatorja).

Foto: Screenshot/YouTube

Ata u bënë prindër për herë në dhjetor të vitit të kaluar.

Dyshja u njohën në Big Brother VIP Albania, ku edhe tani jetojnë mes Kosovës e Shqipërisë.

Të ngjashme