Arte
Dhjetori muaji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut
Demokracia
23:29 | 01 Dhjetor 2021

Share:

Gjatë dhjetorit, Festivali i Filmit ‘DokuFest’ përmes programit filmik do të vë theksin në Muajin Universal të të Drejtave të Njeriut me filma që dëshmojnë shkelje të të drejtave të njeriut.

E që krijon një forum për individë të guximshëm në të dy anët e objektivit për të fuqizuar audiencën me njohurinë se angazhimi personal mund të bëjë ndryshim.

“Ne në DokuFest bashkohemi me njerëzit anembanë globit për të mbrojtur barazinë, drejtësinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve”, shkruhet në llogarinë zyrtare të “DokuFest”.

For Sama, Why Slavery: A Woman Captured, Little Palestine, Diary of a Siege, Why Stories: Favela Frontlines, Notturno, Why Stories: Daphne a Pen too sharp”, janë disa nga filmat që do të shfaqen në DokuKino./Demokracia.com/

Të ngjashme