Auto&Tech
Dhjetë telefonat celularë ikonë, tanimë ‘pjesë e historisë’ – cilin prej tyre e keni pasur ju?
Demokracia
17:07 | 30 Janar 2023

Share:

Mund të jetë e vështirë të kujtosh një jetë përpara telefonave inteligjentë por tani ata kanë zëvendësuar hartat, orët, kalendarët dhe kamerat, dhe jo vetëm.

Por një herë e një kohë ne të gjithë ishim duke “shtypur butonat” në vend që të preknim ekranet.

Sidoqoftë, rruga e telefonave celularë nuk ka qenë aq e shkurtër – që nga Motorola DynaTAC 8000X – celulari i parë pa tel që u lansua në vitin 1983 dhe iu deshën dhjetë orë për t’u karikuar.

Nga Nokia 3310 deri te iPhone që ndryshoi lojën, mediat kanë hedhur një vështrim në dhjetë celularët më ikonë të të gjitha kohërave.

Nokia 3310 bëri debutimin e tij në vitin 2000

Motorola RAZR, i cili, me vetëm 13.9 mm, ishte telefoni celular më i hollë në treg kur u lansua në vitin 2004

iPhone i parë u prezantua nga CEO i Apple, Steve Jobs në janar 2007 në MacWorld San Francisco, me sloganin ‘Apple rishpik telefonin’

Motorola DynaTAC 8000X ishte telefoni i parë portativ në botë, me peshë 784 g dhe kishte vlerë 3,000 £ në Mmbretërinë e Bashkuar në vitin 1985.

Ky LG u bë yll i telefonit celular sepse ishte diçka që dukej e lezetshme në dorën tuaj

BlackBerry ishin si askush tjetër kur dolën në treg

Nokia 7280

Sony Ericsson W800 ishte telefoni i parë që u bashkua me Walkman dhe me të vërtetë u tregua si një “riprodhues muzikor” – por së pari, si pajisje komunikimi

Nokia 9000 doli në vitin 1996 dhe tronditi industrinë me procesorin e tij të madh 24 MHz dhe 8MB memorie

Samsung Galaxy Note i parë erdhi me një majë shkruese ‘S Pen’

Të ngjashme