ShowBiz
Detajet e performancës së Lady Gaga në ceremoninë e inaugurimit
Demokracia
20:57 | 20 Janar 2021

Share:

Performanca e Lady Gaga nuk ishte siç jemi mësuar ta shohim atë.

Nuk kishte kërcimtarë, as piroteknikë dhe e vetmja pjesë e ekzagjeruar e veshjes së saj ishte karfica e artë me përmasa të mëdha në formën e një pëllumbi që simbolizon paqen.

E gjithë kjo e vuri fokusin vetëm tek zëri i saj, i cili ishte i fortë dhe i sigurtë.

Gaga, një kritike e zëshme e administratës Trump, shkroi në Twitter pak para se të fillonte ceremonia, ku tha se donte që performanca e saj të siguronte një moment të bashkimit pas ndarjeve të katër viteve të fundit.

“Këndimi i Himnit tonë Kombëtar për Popullin Amerikan është nderi im,” shkroi ajo.

“Unë do të këndoj gjatë një ceremonie, një tranzicioni, një momenti ndryshimi. Për mua, kjo ka një kuptim të madh” vazhdoi më tutje ajo.

“Synimi im është të njoh të kaluarën tonë, të jem shëruese për të tashmen tonë dhe e apasionuar për një të ardhme ku ne punojmë së bashku me dashuri. Unë do t’u këndoj zemrave të të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë tokë”.

Lady Gaga është një ndër përkrahëset më të mëdha të Presidentit Joe Biden./Demokracia.com

 

Të ngjashme