Lajme
Detaje të reja| Babai i të plagosurit, asamblisti i Vetëvendosjes i dyshuar për rastin në Klinë
Demokracia
18:34 | 18 Maj 2022

Share:

Sot në media u raportua për plagosjen me armë zjarri në qendër të Klinës, ku u përfshin dy familje, Daka dhe Gashi. Si pasojë mbetën të lënduar dy persona, Fitim Gashi dhe Rasim Daka. Nga familja Daka, sipas informatave të para, janë të dyshuar vetë Rasim Daka dhe Maliq e Etrur Daka. Por, sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuar është edhe Zafer Gashi, babai i të plagosurit Fitim Gashi.

Edhe pse Zafer Gashi, i cili është me profesion doktor dhe ushtron detyrën e asamblistit nga radhët e Vetëvendosjes, në një prononcim për Sinjalin tha se ai dhe djali i tij kanë qëlluar rastësisht në rastin me familjen Daka, Policia e arrestoi si të dyshuar.

“Ne kemi qëllu rastësisht në një fjalosje edhe plumbi ka ra gabimisht, fatkeqësisht, pa dashje te ky djali jem. Kaq”, tha ai për Sinjalin.

Megjithatë, Demokracia.com ka mësuar se Gashi nuk e ka treguar të vërtetën, pasi që bëhet fjalë për një problem pronësor mes këtyre dy familjeve që tërë fqinjët e tij e dinë, përkatësisht për një shtëpi të blerë nga një serb, ku një hapësirë e kësaj prone ishte shfrytëzuar nga Gashi, pasi që e kishin më herët një marrëveshje jozyrtare.

Problemi, siç ka mësuar Demokracia.com, ka lindur pas mosgatishmërisë së njërës palë për ta zyrtarizuar atë marrëveshje.

Zafer Gashi, bashkë me djalin e tij Fitimin, tre anëtarët e familjes Daka, si dhe Veton Pukën po dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast.

Njësia policore që ka intervenuar në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një sprej dhe një brisk, kurse hetimet kanë nisur për veprat penale “vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”. /Demokracia.com/

Të ngjashme