Lajme
Detaje nga ngjarja e rëndë në Pejë: Ky është 57-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij
Demokracia
14:54 | 18 Nëntor 2023

Share:

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është Naim Rexhahmetaj, 57-vjeçar.

I ndjeri është gjetur pa shenja jete në një garazh në rrugën ‘Wesley Clark’ dhe i njëjti dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri.

Burimet nga Emergjenca njoftojnë se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njesite policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngjashme