Lajme
Detaje ekskluzive: “Regjimi” i Kurtit ia paguan 120 euro ditën balldëskës së vëllait të kryeministrit
Demokracia
23:20 | 25 Mars 2022

Share:

“Balldëska” e vëllait të kryeministrit Kurti, Taulant Kurtit, është përzgjedhur në një konkurs të ministrisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari.

Para një muaji, saktësisht me 25 shkurt, MINT përmes së cilës është zhvilluar konkursi ka njoftuar kush është përzgjedhur për këtë projekt.

Në listën prej 41 pjesëmarrësve në këtë konkurs, të cilën e ka siguruar Insajderi, më 21 shkurt ministria kishte bërë vlerësimin e kandidatëve më të kualifikuar për këtë pozitë.

Në mesin e pesë kandidatëve më të kualikikuar është edhe Nermin Pakashtica, por ajo nuk kishte qenë e renditur e para.

Angazhimi i Nermin Pakashticës, “balldëskës” së vëllait të kryeministrit Kurti, parasheh 60 konsulenca. Një ditë punë parasheh pagesën prej 120 euro në ditë. Ndërsa, në total për 60 konsulenca i bie të paguhet 7200 euro, shkruan Insajderi.

Angazhimi i Pakashticës parasheh që nga 1 marsi deri në tetor të këtij viti të ofrojë 60 konsulenca, që i bie 60 ditë pune.

Në kuadër të projektit të Bankës Botërore ishin janë ndarë 10 milionë euro. 5 milionë për prej të cilave për shpërndarjen e makinerive dhe 5 milionë të tjerë për digjitalizim.

Nermin Pakashtica e ka për detyrë të gjejë se sa kanë ndikuar këto grante në sektorin privat, ku edhe janë ndarë mjetet.

Kush është e afërmja e vëllait të Kurtit që u punësua nga MINT?

Nermin Pakashtica është motra e gruas së Taulant Kurtit, vëllait të kryeministrit Albin Kurti, i cili mbanë pozitë menaxheriale në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ajo është pranuar në projektin e Konkurrueshmerisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP), në mesin e konkurrentëve të tjerë.

Projekti CERP, i financuar nga Banka Botërore, implementohet nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari.

Projekti kap vlerën e 14,3 milionë euro që financohen nga kreditë e buta të Bankës Botërore.

Qëllimi i Projektit të Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksportit, siç njofton edhe ministria është që të forcojë kapacitetin e institucioneve të zgjedhura publike në vend, që të kontribuojnë në përmirësimin e eksportit dhe konkurrueshmërisë së sektorit privat.

Projekti CERP ka për qëllim mbështetjen në certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, të forcojë kapacitetin e bizneseve të orientuara kah eksporti dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e tyre.

Nermin Pakashtica dhe Taulant Kurti në një event familjar

Të ngjashme