Sport
Dështuan me Olisen, Chelsea përgatitë ofertë për Barcolan
Demokracia
15:35 | 23 Gusht 2023

Share:

Michael Olise ishte shumë pranë transferimit te Chelsea, madje kishte një marrëveshje personale mes palëve.

Por sulmuesi francez befasoi të gjithë duke rinovuar kontratën me Crystal Palace dhe dy klubet më nuk negociuan fare.

Chelsea tani ka ndërruar objektivin për repartin ofensivë dhe është rikthyer te Bradley Barcola.

20-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë duke realizuar shtatë gola dhe duke asistuar në 12 të tjerë.

The Sun ka raportuar se Chelsea është gati të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e Barcolas në Stamford Bridges.

Kjo ofertë besohet se është e mjaftueshme, derisa Chelsea është duke pritur një përgjigje pozitive nga Lyoni.

Vet talenti francez ka pranuar transferimin në Londër pasi dëshiron ta bëjë një hap para në karrierë, edhe pse interesim për të ka shfaqur edhe Barcelona, por gjiganti katalunas ka vështirësi për ta ofruar atë shumë të parave.

Të ngjashme