Lajme
Dështimi i regjistrimit të popullsisë| Këtë mund ta bëjë vetëm Albin Kurti, e fajëson ASK-në që është nën varësinë direkte të tij (Dokument)
Demokracia
17:53 | 22 Nëntor 2023

Share:

“Rikthimi është në linjë me standardet ndërkombëtare dhe kërkon që agjencionet e tilla kërkojnë më shumë pavarësi në kuadër të ekzekutivit dhe legjislativit”.

Kështu e arsyetonte para kabinetit të tij qeveritar, më 22 qershor 2022, kryemininistri i Kosovës, Albin Kurti, kërkesën për rikthimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga Ministria e Financave në Zyrën e Kryeministrit, shkruan Demokracia.com.

Dhe kështu kishte ndodhur. Agjencia e Statistikave të Kosovës nga ajo kohë është nën varësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë: 

Qeveria rikthen Agjencinë e Statistikave të Kosovës nën mbikëqyrje të Zyrës së Kryeministri

Por, pavarësisht se ASK është nën përgjegjësinë direkte të kryeministrit Kurti, ai ka mbajtur një fjalim të mbushur me hile në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, më 22 nëntor 2023, në ditën kur mori vendim për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në prillin e vitit 2024.

Në fjalën e tij, Kurti është munduar që fajin për dështimin e tij t’ia lë Agjencisë së Statistikave të Kosovës, duke harruar vendimin Nr. 05/84 të datës 22.06.2022 me të cilin këtë institucion e kishte kthyer nën menaxhimin e tij.

“ASK është entitet për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ligjin e kemi planifikuar dhe hartuar me përfshirje maksimale të Agjencisë, kemi kërkuar sigurimin e prokurorimit të tabletëve, laptopëve, e rekrutimin e mbikqyrësve… Gjatë javës së kaluar kam përdorur autorizimin për të ndryshuar menaxhmentin e ASK-së, si një hap para për të ngritur efikasitetin e procesit. Letra që e kam pranuar nga u.d i ri i Drejtorit, z.Avni Kastrati, dëshmon që procesi i regjistrimit nuk është menaxhuar mirë, por është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Regjistrimi i popullsisë së Kosovës ishte paraparë që të fillonte më 1 shtator. Kurti, parparakisht, e kishte shtyre procesin për dy muaj, pra për 1 nëntor me arsyetimin se ASK-ja nuk ka arritur t’i planifikojë detajet. As pas kësaj shtyrje, Kurti nuk kishte arritur që me ASK-në “të tejkalonin ngecjet”. /Demokracia.com/

Të ngjashme