Lajme
Dështimi i dhimbshëm kombëtar: “83 % e nxënësve analfabet funksional
Demokracia
16:23 | 14 Janar 2024

Share:

“83 përqind e nxënësve analfabet funksional, të papërgatitur për të ardhmen tonë”.

Kështu po vlerësojnë ekspertët e arsimit për emisionin dokumentar “Expose”, duke e komentuar rezultatin e testit PISA, vlerësim ky ndërkombëtar i dijës së nxënësve.

Në rezultatet që janë publikuar nga PISA ditë më parë, Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim.

Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

Megjithatë, nga Qeveria pos që askush nuk ka marrë përgjegjësi, këtë dështim e kanë arsyetuar me çështjen e pademisë Covid- 19.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, edhe pse nuk ka pranuar të flas për emisionin “Expose” për këtë dështim, ai në një konferencë për media që ka mbajtur menjehëherë pas publikimit të rezultateve, ka thënë se rezultatet e testit PISA ku Kosova u rendit pothuajse në vendet e fundit, kanë qenë të pritshme.

Njohësit e arsimit dhe ish- drejtuesit e MASHT-it po konsiderojnë se gjendja në arsim është tepër e rëndë.

Sipas tyre, Qeveria duhet ta trajtoj arsimin si prioritet kombëtar.

Të ngjashme