Sport
Derbi i madh shqiptar po afrohet, shiten pesë mijë bileta
Demokracia
17:18 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Derbi më i madh i futbollit shqiptar, Tirana – Partizani zhvillohet të mërkurën.

Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë ditën e mërkurë në orën 20:00 në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit të vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore Shqiptare.

Klubi i Tiranës, që do të jetë dhe pritës në derbi, ka publikuar çmimet e biletave.

Çmimet variojnë nga 500 lekë të reja në 5000 lekë të reja. Biletat mund të gjenden në pikat e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe stadiumi “Air Albania”. Tirana beson se prezent do të jenë mbi 12 mijë shikues”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar.

Të ngjashme