Lajme
Deputetja Musliu paraqitet në Kuvend me bluzën ku shfaq kryeministrin Kurti si “Pinokio”
Demokracia
11:37 | 28 Korrik 2023

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në seancën e sotme është paraqitur e veshur me një bluzë ku shfaqet kryeministri Albin Kurti, sikur personazhi i filmave vizatimor “Pinokio”.

Musliu edhe para disa javësh kishte vendosur në foltoren e Kuvendit, Kurtin sikur “Pinokio”, transmeton Telegrafi.

Vendosja e fotografisë ishte larguar nga ministrat e Qeverisë, dhe më pas kishte ndodhur përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe disa prej ministrave të Vetëvendosjes.

Ndryshe, sot ishte paraparë të mbahet seanca me 24 pika rend dite, por që seanca ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Të ngjashme