Lajme
Deputetja gjermane: Reagimi i Vuçiqit për njohjen reciproke është skandaloz
Demokracia
19:07 | 10 Qershor 2022

Share:

Deputete e Bundestagut gjerman, Renata Alt i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se askush më parë nuk ka kërkuar njohjen reciproke me Kosovën përveç SHBA-ve.

Alt në një postim në rrejtin social “Twitter”, ka shkruar se qëndrimi i Vuçiqit, ishte një skandal dhe ajo kërkoi ndalimin e diskutimeve të BE-së me Serbinë, duke pretenduar se Vuçiq po mashtronte të gjithë.

“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit me BE-në duhet të ngrihen! Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar ajo./Demokracia.com/

Të ngjashme