Lajme
Deputetja e AAK-së: S’do ta votojmë Kodin Civil nëse s’janë bërë ndryshimet e kërkuara
Demokracia
08:28 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Ndryshime, në Kodin Civil, kanë kërkuar edhe nga AAK-ja.

Madje, nga kjo parti thonë për Front Online, se nëse nuk janë bërë ndryshimet e kërkuar përsëri do të votojnë kundër.

“Ne si Grup Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kemi dalë kundër këtij projekt kodi Civil, jo në versionin që është prezantuar dhe deri më tash kemi të njëjtin qëndrim. Nëse bëhen ndryshime, edhe mund të bisedojmë por në formën siç është sjell në Kuvend ne e kemi dhënë qëndrimin tonë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka projekt kodi në fjalë, por nëse nuk merren për bazë që të bëhen ndryshimet siç edhe i kemi adresuar në deklarimet tona në Kuvend atëherë ne nuk do ta votojmë përsëri”, ka thënë deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi, ka deklaruar se nuk e dinë saktë se kur Kodi Civil do të vijë në Komision për t’u shqyrtuar.

Sa i përket Projekt Kodit Civil, mund të ju them se po është diskutuar por ende nuk e dimë saktë

Kundër, Projekt Kodit Civil në herën e parë kanë votuar këta deputetë: Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë

Të ngjashme