Lajme
Deputetja e AAK-së: Osmani nuk po e përfaqëson Kosovën denjësisht
Demokracia
09:19 | 15 Prill 2023

Share:

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi tha se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk po e përfaqëson Kosovën denjësisht.

Madje Bytyqi në tëvë1, deklaroi se presidentja Osmani nuk e ka as idenë se cila është pozita e saj.

“Pavarësisht se e respektoj që është femër mirëpo për punën të cilën e ka dhe pozitën të cilën e mban fatkeqësisht nuk na përfaqëson denjësisht. E kam thënë dhe prapë po e them që presidentja Osmani nuk e ka idenë se cila është pozita e saj”, tha ajo.

Tutje Bytyqi tha se Osmani është nën kontrollin absolut të kryeministrit Albin Kurti, pasi siç tha ajo, pikërisht Lëvizja Vetëvendosje ja ka mundësuar Osmanit të vie në këtë pozitë.

“Zakonisht presidenti ne e dimë shumë mirë që duhet të jetë unifikues dhe të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës, zakonisht kur duhet të ngritet zëri dhe reagimi i saj duhet të bëhet gjë që atë nuk e ka bërë asnjëherë. Dhe ne e dimë shumë mirë se si e ka marrë edhe pozitën e presidentes duke u munduar t’ia bëjë votat pozita që është tash në pushtet LVV, dhe na tash po e shohim që është nën kontroll absolut të kryeministrit Kurti”, shtoi ajo.

Ndryshe me 71 vota për, Kuvendi më 4 prill, zgjodhi Vjosa Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar.

Osmani fitoi në raundin e tretë të votimit, ku morën pjesë 82 deputetë. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë.

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024