Sport
Deputeti i VV-së shkon në Kuvend me fanellën e Llapit, i bie pishman menjëherë
Demokracia
14:31 | 26 Maj 2022

Share:

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri është rikthyer në seancën e sotme të Kuvendit me një ndryshim në pamje.

Haziri u pa i veshur me fanellën e klubit të Llapit për të treguar mbështetjen për klubin llapjan e cila sonte zhvillon ndeshjen finale në Kupën e Kosovës në futboll.

Megjithatë, Haziri vetëm pak kohë më parë e largoi fanellën nga trupi dhe e vendosi në një skaj të tavolinës, raporton Demokracia.com.

Drita dhe Llapi do të përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Llapi synon ta mbrojë trofeun e fituar edhe edicionin e kaluar, ndërsa Drita kërkon ta rikthejë trofeun e këtij kompeticioni në Gjilan pas më shumë se 20 vjetësh./Demokracia.com/

Të ngjashme