Lajme
Deputetit të LVV-së, Arbër Rexhajt, i “inflamohet” fjalori dhe koncesioneve u thotë “koncenzione”
Demokracia
14:02 | 16 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, shpesh del qesharak në përdorimin e fjalëve.

Deputeti Arbër Rexhaj po i ngatërron shpesh fjalët. Mbrëmë në një emision, duke folur për masat e Qeverisë Kurti për luftimin e inflacionit të lartë në Kosovë gjatë muajve të fundit, ai e ngatërroi inflacionin me “inflamacion”.

Ligjvënësi i pushtetit e bëri këtë gabim në një moment, megjithëse inflacioni nënkupton humbjen e vlerës së parasë për shkak të rritjes së çmimeve, kurse inflamacioni është reaksioni normal i trupit për t’u mbrojtur nga lëndimet apo infeksionet e ndryshme.

“Meqenëse kemi inflacion, qytetarit duhet t’ia lehtësojmë përballjen me këtë fenomen. Kemi bërë projektligjin për punët publike për kompensimin e inflamacionit për materiale ndërtimore, për punë përcjellëse, sepse tërë kohën akuzojnë që ju po e pengoni punën në këtë sektor”, tha ai në T7.

Por, përveç që nuk e dallon inflacionin nga inflamacioni, Rexhaj edhe kur flet për koncensione thotë “koncenzione”.

Një një emision në RTK, ai disa herë radhazi koncensioneve u referohej si koncenzione.

Për ta parë këtë përzierje të termeve shikojeni videon e më poshtme:

 

Të ngjashme