Lajme
Deputeti i PDK-së: Kjo Qeveri po e falimenton Kosovën
Demokracia
13:59 | 23 Qershor 2022

Share:

Hisen Berisha nga PDK po thotë se Qeveria e Albin Kurtit po e falimenton Kosovën me mos marrjen e masave karshi krizës ekonomike.

Berisha u shpreh se kriza ekonomike nuk ka një fajtor të vetëm dhe si i tillë propozimi i Trustit e zbutë atë.

“Sot dëgjuam këtu shprehje vetëdemantuese për rritje ekonomike, që deri dje kemi dëgjuar që është dyshifrore e sot doli një shifrore. Së pari duhet heqë vetë shkaktari i krizës, e ky shkaktar është vetë kjo qeveri. Kriza ekonomike nuk ka ardhur nga një fajtor i vetëm por nga një sërë faktorësh. Për ta zbutur krizës mendoj qe propozimi për trustin, i duhen shtuar edhe pesë masa të tjera të cilat i ndërmori Qeveria Hoti në pandemi”, tha ai.

“Ndodhemi në këtë situatë, trusti ka efekt e kjo për shkak të krizës, si huazim i qeverisë me kushtin e rimbursimit duhet të lejohet. Kjo Qeveri po e falimenton Kosovën”, ka thënë ai

Të ngjashme