Lajme
Deputeti gjerman kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën, ka një kërkesë për Kroacinë
Demokracia
16:02 | 07 Korrik 2022

Share:

Deputeti gjerman nga të Gjelbrit, Anton Hofreiter, i ka bërë thirrje Kroacisë që të punojnë bashkarisht për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Deklarata e Hofreiter erdhi pasi Bundestagu i dha dritë jeshile qeverisë gjermane që të votojë pro anëtarësimit të Kroacisë në zonën e Euros.

“Ne duhet të angazhohemi bashkërisht për rajonin. Të fillojmë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të angazhohemi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të përdorim një gjuhë më të qartë kundrejt Serbisë”, tha Hofreiter.

Ai foli edhe për rëndësinë gjeostrategjike të vendimit të Bundestagut.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një rajon, ku vende autoritare dhe diktatura, si Rusia dhe Kina, përpiqen të kenë ndikim. Prandaj është në interes të të gjithëve që të bëjmë hapa përpara në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha deputeti ekologjist, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit të Bundestagut për çështje të Bashkimit Evropian./Express

 

Të ngjashme