Sport
Dënimi i rëndë nga FBK-ja për incidentet në “Karagaçi”, vjen reagimi nga KB Peja
Demokracia
18:28 | 16 Maj 2022

Share:

Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës publikoi sot vendimet, pas incidenteve që ndodhen të dielën në ndeshjen Peja – Trepça.

Klubi i Basketbollit Peja u dënua me 7 mijë euro gjobë dhe me dy ndeshje pa prezencën e shikuesve, shkruan Demokracia.com.

Pas këtyre dënimeve, ka reaguar edhe drejtori sportiv i KB Pejës, Arbër Elshani, i cili ka thënë se klubi nuk e pranon vendimin e FBK-së.

Elshani ka kërkuar që të shikohet raporti i Policisë, të cilët në autobusët e tifozëve nga Mitrovica kanë gjetur sasi të kokainës, thika e armë të rënda.

Reagimi i plotë i Arbër Elshanit (pa ndërhyrje):

“KB Peja eshte denuar sot nga federata 7,000€ edhe dy ndeshje mosloje, ne Karagaq. kurse KB Trepca vetem 1500€. Për neve është e pamundur t’i vazhdojmë garat!

Demi ndaj KB Peja eshte 21,000€. 7000€ te hyrat e biletave te djeshme. 7000€ te hyrat e biletave per ejten, si dhe 7,000€ te hyrat per ndeshjen e dyte finale(nese do shkonim ne finale).

Edhe Ju disa tifoze te KB Peja, qe i kontribuat kesaj na keni demtuar shume. Ata e realizuan skenarin per cka edhe kane ardhur. Ata erdhen per ta prishur ndeshjen, nuk eshte dashur te merremi me ta!

Merreni raportin e policise, shikoni cka ka gjetur policia ne autobusat e tifozeve nga Mitrovica; sasi te kokaines, thika te ftohta, arme te renda dhe plote e plote te tjera. Merreni raportin e policise se Pejes, e pastaj merrni vendime.

Me poshte e keni foton e tifo grupit te KB Trepca dhe shikojeni se si nisen per Peje. Skenare te tilla eshte e pabesueshme te realizohen.

KB Peja, nuk e pranon vendimin!”./Demokracia.com/

Të ngjashme