Sport
Dëmtohet stadiumi i Llapit, skuadra reagon ashpër
Demokracia
12:37 | 03 Maj 2022

Share:

KF Llapi ka dënuar ashpër hedhjen e mjeteve piroteknike në fushën e Arena “Zahir Pajaziti”, në sfidën e fundit Llapi – Ballkani (1:0).

Gjatë hedhjes së mjeteve piroteknike është dëmtuar bari gjelbër, derisa dëmtimet Llapi i ka pasqyruar përmes disa fotografive.

Personat të cilët kanë hedhur mjete të rrezikshme në fushë e kanë dëmtuar investimin e madh që ka bërë klubi në bashkëpunim me FFK-në.

“Njëherit njoftojmë opinionin publik se pas takimit me organet e rendit gjatë ditës së sotme u morr vendim që personat të cilët identifikohen që do gjuajnë mjete të rrezikshme dhe dëmtojnë hapësirat e klubit, do u ndalohet hyrja përjetësisht në Arena “Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com

 

Të ngjashme