Lajme
Demolohen afishet e Haradinajt në Partesh e Kllokotit, reagon AAK-ja
Demokracia
18:03 | 31 Janar 2021

Share:

Gjatë së dielës janë demoluar afishet e Ramush Haradinajt në Partesh të Kllokotit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas demolimit të afisheve të Ramush Haradinajt në Partesh të Kollokotit, shkruan Demokracia.com.

Përmes një reagimi në profilin zyrtar në rrjetin social Fecebook, AAK-ja ka dënuar këtë veprim duke e quajtur të turpshëm dhe njëkohësisht ka bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe pa provokime.

Po ashtu, AAK-ja ka kërkuar nga organet e rendit që të hetojnë këto raste.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë.

Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë.

Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime.

Gjithashtu, kërkojmë që organet e rendit, të hetojnë këto raste, të cilat nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore. /Demokracia.com/

Reagim

Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e…

Posted by Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës on E Diele, 31 Janar 2021

Të ngjashme