Lajme
“Demokracia vdes në errësirë”, Klan Kosova përkrahet me këtë moto nga mediumet kryesore në vend
Demokracia
21:31 | 19 Qershor 2023

Share:

Për pesë minuta shumica e mediumeve në vend, e kanë shfaqur në ekran thënien “Demokracia vdes në errësirë”, në shenjë përkrahje për Klan Kosovën, pasi MINT, ia pezulloi certifikatën e biznesit.

AGK-ja ka reaguar, me një shkrim, duke treguar solidaritetin e mediave me Klan Kosovën, si dhe duke kërkuar kohë, nga të gjitha palët e përfshira, për Klan Kosovën në mënyrë që të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm.

Njoftimi i plotë:

Në shenjë solidarizimi me kolegët e Klan Kosova, pas vendimit të MINT për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi, disa nga mediet kryesore në vend: RTV Dukagjini, T7, RTV21, ATV, Kanal10, sonte në orën 20:00, kanë vendosur për pesë minuta në ekranet e tyre moton “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”.

Të shqetësuar për vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, janë shprehur edhe organizatat e ndryshme të lirisë së medias në botë, Bashkimi Evropian, dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.

AGK-ja, bën thirrje që të gjitha palët e përfshira t’i japin kohë procesit të kompletimit të dokumentacionit të Klan Kosovës për KPM-në.

#AGK #AJK #SafeJournalists #klankosova

Të ngjashme