Sport
Deloitte Football Money League: Pandemia do t’u kushtojë klubeve të mëdha gati 2 miliardë euro
Demokracia
13:46 | 26 Janar 2021

Share:

Pandemia e koronavirusit do t’u kushtojë 20 klubeve më të pasura të futbollit të Evropës afër 2 miliardë euro apo mbi 1,7 miliardë Paund britanike, deri në fund të këtij sezoni, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell Demokracia.com

Anketa e “Deloitte Football Money League” zbuloi se klubet kishin humbur mbi 1 miliard Euro deri në fund të sezonit të zgjatur 2019-20.

Klubet kanë pësuar humbje të konsiderueshme nga të drejtat për transmetim si dhe të ardhurat e drejtpërdrejta në ditën e ndeshjes.

Barcelona gjeneroi më shumë të hyra se çdo klub tjetër në Evropë, por prapë se prapë kishte rënien e dytë më të madhe të të ardhurave në terma absolutë.

Barcelona dhe rivali i tyre nga La Liga, Real Madrid, Bayern Mynih, Manchester United dhe Liverpool përbëjnë pesë të parët, të ndjekur nga Paris St-Germain, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Juventus, që përmbyllin 10 ekipet më të mëdha që kanë shënuar më së shumti humbje.

Pandemia shkaktoi shtyrjen e ligave kryesore në Angli, Spanjë, Gjermani, Rusi dhe Francë. Sezoni Francez “Ligue 1” u anulua fare, ndërsa Bundesliga gjermane nisi në mes të majit 2020, me ligat tjera që filluan ndeshjet tek në qershor – të gjitha prapa dyerve të mbyllura.

“Nuk ka dyshim se kjo është një nga kohët më të vështira që industria e futbollit ka përjetuar ndonjëherë”, është Dan Jones, partner në “Sports Business Group” në Deloitte.

“Kthimi i sigurt i tifozëve në stadiume është një nga prioritetet më të larta. Operacionet në ditën e ndeshjes janë themel i çdo klubi dhe janë fill i aktiviteteve që gjenerojnë të hyra”./Demokracia.com

Të ngjashme