Lajme
Del statusi i deputetit të Kurtit, Armend Muja: Vetëvendosje dhe Lista Serbe paraqesin rrezikun më të madh ndaj rendit kushtetues
Demokracia
14:08 | 15 Korrik 2023

Share:

Armend Muja në vitin 2016 kishte shkruar për protestat të cilat organizoheshin nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Asociacionit dhe demarkacionit.

Muja, i cili tash është deputet i këtij subjekti politik, në atë kohë kishte thënë se LVV dhe Lista Serbe paraqesin rrezikun më të madh për rendin kushtetues, shkruan Demokracia.com.

Ai kishte shkruar më tej se ndryshimi dhe mirëqeverisja janë të pamundura në një kontekst, ku sipas tij, alternativa është e papranueshme.

Ndryshe, ditëve të fundit është publikuar një audio-incizim i Mimoza Kusari-Lilës, shefe e deputetëve të VV-së, me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku konfirmohej koordinimi i pushtetit me Listën Serbe dhe komunikimi me Milan Radojiçiqin, i cili është i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme