Lajme
Deklarohet Prokuroria për bastisjen e një objekti në Prishtinë që dyshohej se funskiononte si ambulantë ilegale
Demokracia
18:44 | 31 Janar 2024

Share:

Rreth bastisjes nga Policia e Kosovës në një objekt në Prishtinë, është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, për çka thanë se në atë ndërtesë dyshohet se janë ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

Në lidhje me hollësitë e tjera rreth rastit, Prokuria pohon se “do të njoftoheni me kohë”.

Jozyrtarisht është thënë se në kjo ndërtesë funksiononte si ambulantë ilegale me sistem të Serbisë ku ofroheshin shërbime bazike mjekësore, si injeksione, infuzione etj.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË DHE POLICIA E KOSOVËS

Prishtinë, 31 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.

Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.

Të ngjashme