Lajme
Degradon mbështetësi i Kurtit| Rron Gjinovci bën emojin duke qeshur te lajmi i rëndë i shtatzënës së vrarë nga burri
Demokracia
13:00 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë para Gjinekologjisë në QKUK ka tronditur Kosovën. Ajo dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.

Reagime të shumta ka pasur lidhur me vrasjen makabre të shtatzënës, e cila po priste të bëhej nënë për herë të parë.

Megjithatë, mbështetësi i kryeministrit Albin Kurti, Rron Gjinovci ka bërë një reagim skandaloz. Ai ka komentuar me emoj duke qeshur, në një postimin që gazetari Berat Buzhala, ku Prokuroria kishte konfirmuar se shtatzëna që u vra mbrëmë kishte urdhër mbrojtjeje.

Në komentin e Gjinovcit ka reaguar edhe Buzhala, i cili i ka thënë se “është marre me kesh me një rast kaq të tmerrshëm”. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme