Lajme
Defaktorizimi me mbështetjen e Kurtit | BDI drejtonte politikën e jashtme, financat dhe ekonominë, VLEN-i do të drejtojë ekologjinë, politikat sociale dhe demografinë
Demokracia
19:01 | 22 Qershor 2024

Share:

Pavarësisht mbështetjes së madhe politike nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për koalicionin e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN-in, fuqia e shqiptarëve në Qeverinë e re që do të drejtohet nga VMRO-DPMNE do të jetë shumëfish më e vogël se në qeveritë e kaluara në të cilat përfaqësohej BDI e Ali Ahmetit.

Faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në Qeverinë e re do të jetë krejtësisht i defaktorizuar, pasi do të drejtojë dikastere qeveritare të një natyre sekondare dhe terciare, shkruan Demokracia.com.

Lexo më shumë:

Kurti pjesë e defaktorizimit të shqiptarëve në RMV | Edhe zyrtarisht VMRO-DPMNE kërkon koalicion me opozitën humbëse që mbështetet nga Kurti

ÇFARË MINISTRISH DREJTONTE BDI E ALI AHMETIT?

Në dy kabinetet qeveritare të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020 dhe 2022, Bashkimi Demokratik për Integrim i udhëhequr nga Ali Ahmeti, është përfaqësuar në dikastere qeveritare të rëndësisë së veçantë.

Ministria e Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, janë drejtuar nga ministra shqiptarë të emëruar nga BDI.

VLEN-i I KURTIT I PAFUQISHËM NË QEVERINË E RE TË VMRO-DPMNE

Qeveria e re do t’i ketë 24 ministri, apo katër më shumë sesa përbërja e deritashme, ndërsa pjesë e saj, përveç VMRO DPMNE-së, do të jetë koalicioni VLEN, që e përbëjnë katër parti shqiptare dhe partia ZNAM, të cilën e përbëjnë ish-anëtar të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM). Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120, sa numëron gjithsej Kuvendi.

VMRO DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit “Maqedonia Ime”, do të kenë numrin më të madh të ministrive, gjithsej 16. Ky koalicion do të drejtojë dikasteret më të rëndësishme qeveritare – Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Ministrinë e Transportit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Energjetikës, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike, e cila do të drejtohet nga Ivan Stoilkoviq nga Partia Demokratike Serbe. Caktimi i Stoilkoviqit për ministër ka nxitur reagime të shumta pasi konsiderohet i afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodikun, si dhe kultivon marrëdhënie të mira me Rusinë.

Koalicioni VLEN, që përbëhet nga katër parti shqiptare, “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit, “Alternativa” e Afrim Gashit dhe “Vetëvendosjes” e përfaqësuar nga këshilltari i Kurtit, Bekim Qoku, do të drejtojë gjashtë ministri të rëndësisë sekondare dhe terciare.

Këto ministri nuk përfaqësojnë as për së afërmi fuqinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë pritet të jetë Izet Mexhiti.

Besar Durmishi do të drejtojë Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, ndërsa Fatmir Limani, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Arben Taravari është propozuar për ministër të Shëndetësisë, ndërsa Arben Fetai për zëvendëskryeministër.

Orhan Murtezani pritet të drejtojë Ministrinë e re për Eurointegrime.

VLEN ka arritur të ruajë vetëm postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, një arritje që mban vulën e BDI-së.

VLEN-i ME BEKIMIN E KURTIT IA VJEDH VENDIN NË QEVERI PARTISË FITUESE

Kolicioni i partive opozitare shqiptare, VLEN, ka thyer parimin sipas të cilit fituesi në kampin e partive shqiptare formon Qeverinë me fituesin në kampin e partive maqedonase.

Megjithkëtë dhe pavarësisht rezultatit bindës, sipas të cilit BDI e Ali Ahmetit shënoi në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit 2024, VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë shkelur këtë, duke vjedhur hapur të drejtën që i takon partisë më të mbështetur nga votuesit shqiptar.

Ky devijim i vullnetit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është bërë edhe me mbështetjen publike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për koalicionin VLEN. /Demokracia.com/

Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n

Kurti ia mësoi VLEN-it rrugën e VLAN-it | Beteja e turpshme e opozitës shqiptare për t’ia vjedhur vendin BDI-së së Ali Ahmetit në Qeverinë e re

Të ngjashme