Sport
Debutoi me asistim me fanellën e Lyonit, reagon Xherdan Shaqiri
Demokracia
10:18 | 13 Shtator 2021

Share:

Xherdan Shaqiri mbrëmë debutoi me fanellën e Lyonit në përballjen e fituar 3-1 në shtëpi kundër Strasbourgut.

Mesfushori nga Zhegra e Gjilanit gishte “gisht” në këtë triumf të skuadrës së tij të re pasi asistoi në golin e dytë, shkruan Demokracia.com.

Shaqiri që debutoi nga minuta e parë në atë ballafaqim asistoi për mrekulli te Denayer që realizoi në minutën e 64-të.

11 minuta më vonë, Shaqiri u largua nga fusha duke ia lënë vendin Paquetas.

Reprezentuesi i Zvicrës reagoi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale në lidhje me debutimin e mbrëmshëm.

“Debutim. Fitore. Faleminderit Les Gones për mbështetjen e mahnitshme dje”, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale e cila është përcjellur me një fotografi gjatë lojës.

Lyoni triumfoi 3-1 në fund të takimit duke arkëtuar pikët e plota.

Xherdan Shaqiri u transferua te Lyoni afatin kalimtar të verës nga Liverpooli. /Demokracia.com

Të ngjashme