ShowBiz
Debat në mes të Gresës dhe Mbresës, arsyeja Andi
Demokracia
23:21 | 17 Janar 2023

Share:

Gjatë mbrëmjes së sotme, si rrallë herë, banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa është përfshirë në një debat.

Kësaj radhe bashkë me Mbresën, kanë debatuar mbi marrëdhënien e tyre me Andin, njëra si e dashura e tij, e tjetra si vetëm si banore e shtëpisë.

Gresa ka drejtuar disa akuza karshi Mbresës dhe sjelljeve të saj brenda shtëpisë si dhe përshtypje duket t’i ketë bërë edhe historia e banores së re me Andin jashtë kësaj aventure televizive.

“Ah çka je ti. Provokimet që po i lëshon nuk më pëlqejnë. Je banore që një javë dhe menjëherë je nominuar. Se di se nga ke ardhur, vetëm ti na kishte munguar”, i ka thënë Gresa pos tjerash Mbresës.

“Pse ti nuk ke qenë në nominim deri më tani? Sepse kurrkush nuk është frikësuar prej teje. Personalitetin e ke ‘italianski’. Shiko nga cila anë po të vijnë provokime. Me mua fol mirë, si njeri dhe me logjikë, kaq”, ia ka kthyer pos tjerash, Mbresa, Gresës.

VIDEO:

Të ngjashme