ShowBiz
David Beckham zhvishet për të treguar fizikun e tij muskuloz në reklamën e re
Demokracia
18:45 | 04 Gusht 2023

Share:

David Beckham tregoi fizikun e tij të apasionuar në reklamën e tij të fundit.

Futbollisti i pensiuonuar, 48 vjeç, i cili lansoi në treg parfumin e tij të parë në vitin 2007 në një marrëveshje prej 13.7 milionë dollarësh, dëshmoi se është i aftë për të reklamuar mallrat e tij teksa u zhvesh për klipin.

Në video, backham mund të shihet teksa del nga dushi me trupin e ti jmuskuloz dhe vendos sprejin e pas-rrojës teksa vishte një kostum elegant, shkruan DailyMail.

Shumë prej fansave u ngacmuan nga pamjet e Davidit, dhe nuk nguruan të komentojnë në rrjetet sociale.

“O Zot a është ai ylli i ardhshëm i James Bond. David Beckham është shumë i nxeht”, shkroi një fans.

“Prit pak, a më duket a David u zhesh në video ne re reklamuese të sprejit, ai duket shumë i pashëm”, shkroi një tjetër komentuese.

Në video, ylli shfaqi trupin e tij të tonifikuar ndërsa dilte nga dushi dhe i fuste sendet e tij në një dollap të madh.

Ai e përfundoi klipin duke spërkatur veten me sprejin e pas-rrojës të markës së tij.

David (tani një futbollist në pension) bëri debutimin e tij në Kombëtaren e Anglisë në shtator të vitit 1996 dhe ishte kapiten i ekipit për gjashtë vjet gjatë mandatit të tij.

Pasi mbylli karrierën si futbollist, David vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes së mediave si model dhe reklamues i markave të ndryshme me renome botërore.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024