Sport
David Beckham ndoqi debutimin e djalit të tij në Angli – ai pagoi biletën dhe dhuroi para për punëtoret femra të klubit
Demokracia
08:05 | 14 Janar 2023

Share:

Pak ditë më parë, David Beckham mori pjesë në debutimin e djalit të tij në futbollin anglez Brentford, ndërsa ka shpërblyer edhe punëtoret femra të këtij klubi. 

Romeo Beckham bëri debutimin e tij në futbollin anglez për Brentford B të martën. Ai u shfaq në fushë në fitoren 3-2 të skuadrës së tij si mysafir ndaj Erith & Belvedere, një ekip që garon në nivelin e nëntë të futbollit anglez.

Ndeshja u luajt në Park View Road si pjesë e Kupës së Seniorëve të Londrës dhe në tribuna ishte i pranishëm edhe David Beckham, i cili u vesh me rroba të errëta dhe u përpoq të qëndronte i izoluar.

Megjithatë, fotografët dhe fansat e vunë re menjëherë praninë e ish-superyllit të futbollit botëror.

Në rrjetet sociale, fansa të shumtë kanë pyetur nëse David Beckham e ka paguar biletën, apo ka “kaluar” gardhin dhe është fshehur nga fansat. Për të gjitha këto është përgjigjur drejtori i klubit vendas, Paul Springett.

Springett shpjegoi se Beckham pagoi për biletën, por gjithashtu dhuroi 50 funte për punonjëset femra në klub.

Edhe pse drejtori i klubit e përshkroi lëvizjen si “të shkëlqyer”, shumë tifozë e panë gjestin me më shumë cinizëm.

Publiku në Angli e qorton Beckhamin se ishte ambasadori i Kupës së Botës në Katar, ku, siç theksojnë ata, u shkelën të drejtat elementare të njeriut.

Të ngjashme