Lajme
Dashtevski tregon për jehonën e votuesve deri në ora 11:00, dalje e ulët në Tetovë
Demokracia
13:19 | 20 Gusht 2022

Share:

Kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp ka treguar rreth procesit zgjedhor që zhvillohet në tre komunat në vend.

Ai tha se të gjitha vendvotimet në Mavrovë-Rostushë, Qendër Zhupë dhe Tetovë janë hapur me kohë.

Dashtevski njoftoi për jehonën e votuesve deri në ora 11:00.

“Deri në ora 11:00 dalja në Tetovë kanë votuar 6.69 %, në Mavrovë dhe Rostushë 14.11% dhe në Qendër Zhupë 14.47%”, theksoi Dashtevski.

Ai tha se nuk janë regjistruar parregullsi, përveç në disa vendvotime në Tetovë ku materiali propagandistues i KSHZ-së është shpërndarë vetëm në gjuhën shqipe. /Telegrafi

Të ngjashme