Sport
Dardanët dalin me njoftim të rëndësishëm për tifozët për ndeshjen e nesërme
Demokracia
19:41 | 04 Qershor 2022

Share:

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’ përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se nesër mbledhja e tyre do të filloj në ‘fan club’ me fillim nga ora 12:00.

“Dardanët” i ftojnë të gjithë anëtarët nga tërë qytetet t’i bashkon atyre në këtë orar dhe në lokacionin e lartë cekur.

Në postimin e tyre ‘Dardanët’ kanë lëshuar një njoftim me rëndësi për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të përcjellë nga afër Kombëtaren e Kosovës.

Ata tregojnë se nga ora 18:00 do të filloj kortezhi i tyre drejt stadiumit me përcjellje të Policisë së Kosovës dhe meqenëse numri i kërkesave për bileta është i madh dhe interesimi për të hyrë në stadium gjithashtu, ata ftojnë të gjithë që të ju bashkohen atyre me kohë, sepse shumë pjesë të qytetit do të bllokohen.

Gjithashtu ftojnë edhe të gjithë tifozët të cilët nuk janë anëtarë të Dardanëve, por që kanë siguruar bileta të ju bashkohen atyre.

Ndërsa në fund kërkojnë po ashtu që të bashkëpunojnë tifozët ‘neutral’ me ata në hapjen e koreografisë, në momentin kur do të ju lëshohet sinjali për t’i ngritur materialet të cilat janë të vendosura në ulëset e stadiumit.

Kujtojmë se, nesër me fillim nga ora 20:45 Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet në sfidën e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë dhe do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të përzgjedhurit e Alain Giresse. /Demokracia.com

Të ngjashme