Sport
Dani Alves akuzohet për sulm seksual në një klub nate, vajza pretendon se i ka futur dorën në pjesët intime
Demokracia
10:21 | 02 Janar 2023

Share:

Dani Alves, futbollisti më i trofeshëm në histori, është akuzuar për sulm seksual në një klub nate në Barcelonë. Gazeta spanjolle ABC raporton se ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të së premtes, para Vitit të Ri dhe se vajza e mërzitur ka thirrur sigurimin, transmeton Demokracia.com.

Në deklaratën e policisë, ajo ka deklaruar se braziliani i ka futur dorën në pjesët intime dhe ajo ka tentuar të mbrohet.

Ekipi ligjor i Dani Alves i mohoi këto akuza, duke thënë se futbollisti brazilian ishte në atë klub nate për një kohë shumë të shkurtër dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e përmendur.

Policia katalanase hapi një hetim pasi mori një raport për një sulm të dyshuar seksual.

Dani Alves fitoi deri në 43 trofe në karrierën e tij, gjë që e bën atë futbollistin më të trofeshëm ndonjëherë.

Ai luajti në Barcelonë nga viti 2008 deri në vitin 2016 dhe në sezonin 2021/22, teksa aktualisht është anëtar i UNAM-it meksikan.

Ai ishte me Brazilin në Kupën e Botës në Katar./Demokracia.com/

Të ngjashme