Sport
Dalin pamjet e veturës lukzose të Bruno Fernandesit të aksidentuar
Demokracia
17:11 | 18 Prill 2022

Share:

Disa foto dramatike tregojnë yllin e Man Unitedit, Bruno Fernandes, të dëshpëruar nga aksidenti me veturën e tij luksoze, Porsche.

Reprezentuesi portugez, 27 vjeç, ishte duke udhëtuar për në stërvitje mëngjesin e sotëm kur u përfshi në një aksident, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Mësohet se Fernandes nuk ishte lënduar dhe iu bashkua shokëve të tij të skuadrës në terrenin stërvitor të Man Utd, Carrington pasdite.

Fotografitë e veturës së aksidentuar tregojnë se Porsche Panamera elektrike të mesfushorit kushton rreth 94 mijë funte.

Porshe Panamera shihet e dëmtuar në pjesën e shoferit./Demokracia.com/

Të ngjashme